Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vijuar me kontrolle intensive në institucionet penitenciare në vend, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet e befasishme janë ushtruar në IEVP Korçë dhe IEVP Pojske, në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi.
Operacioni është drejtuar nga Drejtori i Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta, dhe ka përfshirë Forcat Operacionale dhe ato Speciale, në bashkëpunim me grupet e sigurisë nga disa institucione të tjera.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara në ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgjeve, në IEVP Pojske janë konstatuar dhe hequr nga përdorimi sende të tepërta dhe të palejuara, të cilat cenonin standardet e sigurisë dhe disiplinës.
Ndërkohë, në IEVP Korçë janë sekuestruar sende të mprehta, që përbënin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e të dënuarve dhe stafit.
Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet janë zhvilluar në mënyrë të koordinuar dhe me standarde të larta profesionale, me qëllim parandalimin e futjes dhe mbajtjes së sendeve të ndaluara brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se do të vijojë me politika të qarta të tolerancës zero ndaj çdo shkeljeje, ndërsa kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje në të gjitha burgjet e vendit. Çdo rast i konstatuar do të shoqërohet me masa administrative dhe ndjekje penale për personat përgjegjës.
Postimi:
Vijojnë kontrollet intensive në institucionet penitenciare
Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë,
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vijuar me kontrolle të befasishme dhe të zgjeruara në IEVP Korçë dhe IEVP Pojske.
Operacioni u zhvillua në zbatim të Urdhrit Nr. 815, datë 29.04.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta. Në këtë aksion morën pjesë Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të DPB, në bashkëpunim me grupet e sigurisë nga disa institucione penitenciare në vend.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në të gjitha ambientet e brendshme dhe të jashtme:
Në IEVP Pojske janë evidentuar dhe nxjerrë jashtë përdorimit sende të tepërta dhe të palejuara, të cilat cenojnë standardet e sigurisë dhe disiplinës në institucion.
Në IEVP Korçë janë sekuestruar sende të mprehta, të cilat përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë brenda regjimit penitenciar.
Kontrollet janë zhvilluar me standarde të larta profesionale, në mënyrë të befasishme dhe të koordinuar, duke synuar parandalimin e çdo tentative për futjen apo mbajtjen e sendeve të ndaluara.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e vendosur në zbatimin e një politike të qartë me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje. Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjitha institucionet penitenciare, me qëllim forcimin e sigurisë, rritjen e kontrollit dhe garantimin e rendit në çdo nivel.
Çdo rast shkeljeje do të trajtohet menjëherë me masa administrative dhe ndjekje penale ndaj çdo përgjegjësi./Versus.al

