POLITIKË /

Pamje e Metës i habiti të gjithë, Kryemadhi flet për herë të parë: Nga mendja ishte snajper por ka 2 probleme'

Shkruar nga Versus

Pamje e Metës i habiti të gjithë, Kryemadhi flet për

Monika Kryemadhi ka folur publikisht për herë të parë mbi pamjen dhe gjendjen e Ilir Meta, duke deklaruar se ai gëzon shëndet të mirë fizik dhe është në formë të qëndrueshme psikologjike.

“Po të shohësh posturën e Ilir Metës është më i drejtë se ç’e ka patur. Kostumin e ka patur 56 duhet ta kishte 52, nga mendja dhe të shprehurit ishte snajper”, është shprehur ajo.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi ka komentuar edhe reagimet publike për pamjen e Metës pas qëndrimit në paraburgim.

“Nga imazhi dukej i pagjumë, i bardhë, nuk del në diell dhe ky është një nga problemet që ka, më kanë thënë dhe fëmijët, kur i ka thënë ish-gjyqtares Irena Gjoka, që i thonte të bëhej gjyqi në orën 12 sepse ai kishte orën e ajrosjes.”

Ajo shtoi se Meta vazhdon të mbetet figurë respekti për fëmijët e tyre, pavarësisht situatës gjyqësore.

“Ndjenja e respektit tim si baba i fëmijëve të mi vazhdon, është gjyq politik, proces i iniciuar nga Yuri Kim dhe Altin Dumani. Fëmijët shkojnë me motrën e Ilirit njëherë në javë që çojnë ushqime, fëmijët e bëjnë me radhë. Është bërë rutinë, që presin gjithë ditën ta takojnë”, u shpreh Kryemadhi./Versus.al

Poll