POLITIKË /

"Për ty kam vetëm numrin me “0900"/ Plas sherri në Kuvend mes Ballës dhe Bardhit, pas një komenti të deputetit socialist për Albana Vokshin

Debat i ashpër në Kuvend mes Bardhit dhe Ballës. Garda ndërhyn për të parandaluar përplasje, ndërsa seanca ndërpritet.

Shkruar nga Versus
"Për ty kam vetëm numrin me “0900"/ Plas sherri
Pamje nga debati

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin e Shqipërisë mes kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe deputetit socialist Taulant Balla.

Balla, ndodhej në foltore duke folur lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje, një fjali e tij ka tensionuar demokratët e pranishëm në seancën parlamentare.

Teksa ironizioi demokratët që nuk janë pyetur nga ana e qeverisë për këtë mundësi anëtarësimi në BE, Balla ka fyer deputeten Albana Voshki, të cilës i ka thënë: “për ty Albana kam numrin 0900”

“Rama po thotë  dhe ka thënë disa herë , që ne pranojmë të futemi në BE edhe pa të drejtë vetoje, nuk e duam veton. Thamë t’ju pyesnim juve njëherë por nuk kishim kohë, realisht  nuk kishim një numër telefoni tuajin, t’ju merrnim dhe t’ju thonim “si mendoni ju për ketë”.  0900, se për ty Albana kam këtë numrin, padyshim”, tha Balla.

Më pas deputetët demokratë kanë shkuar drejt foltores, situatë që solli ndërhyrjen e Gardës.

“Nuk të vjen turp, çfarë je ti more. Këtë shkoja thuaja gruas tende. Ndyrësirë, i pafytyrë. Burrë legen. Je mësuar me ato që ke në partinë tendë ti. I pafytyrë. Nxirre jashtë. Si e lejon që të fyejë një grua ai në atë formë”, iu drejtua Bardhi deputetit Balla.

/Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll