AKTUALITET /

'Të dëshiroj si i çmendur Fize'/ Pas publikimit të mesazheve private, reagon motra e të dhunuarit: Mjaft me spekulimet, drejtësia të flasë!

Reagimi i saj vjen pas publikimit në rrjetet sociale të disa mesazheve, të cilat familja Meçaj i konsideron të manipuluara dhe të pavërteta.

Shkruar nga Versus
'Të dëshiroj si i çmendur Fize'/ Pas publikimit
Foto montazh: Altin Meçaj/ Mesazhet e publikuara

Xhuli Meçaj, motra e Altin Meçajt, ka reaguar publikisht përmes një prononcimi për mediat, duke kërkuar që ngjarja e ndodhur të trajtohet me qetësi dhe pa interpretime të nxituara. Ajo thekson se zbardhja e plotë e së vërtetës duhet t’i lihet organeve të drejtësisë, pa u kthyer çështja në një debat apo gjyq publik.

Reagimi i saj vjen pas publikimit në rrjetet sociale të disa mesazheve, të cilat familja Meçaj i konsideron të manipuluara dhe të pavërteta. Sipas Xhuli Meçajt, familja kërkon një hetim të plotë, të paanshëm dhe transparent, duke nënvizuar se askush nuk duhet të paragjykohet para se drejtësia të japë vendimin e saj.

Ajo ka deklaruar se familja nuk mund të mbajë përgjegjësi për dështimet personale të palëve të tjera, por as nuk pranon që këto situata të shndërrohen në akuza dhe trauma të padrejta për familjen Meçaj. Sipas saj, përhapja e interpretimeve të pabazuara po e rëndon më tej situatën.

“Ne nuk mbajmë përgjegjësi për disfatat që vajza ka pasur në jetë, por nuk mund të lejojmë që ato të kthehen në trauma për familjen tonë,” është shprehur Meçaj, duke nënvizuar se përhapja e akuzave dhe interpretimeve të pabazuara po rëndon padrejtësisht mbi familjen e saj.

Xhuli Meçaj ka theksuar gjithashtu se familja e saj ruan respekt për familjen Lamaj, pavarësisht rrethanave të rënda. Ajo e ka cilësuar dhunën ndaj një të moshuari si të papranueshme dhe të dënueshme si moralisht, ashtu edhe ligjërisht, por ka sqaruar se familja nuk kërkon hakmarrje apo përshkallëzim të konfliktit.

“Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi dhe zbardhjen e së vërtetës,” ka deklaruar ajo, duke bërë thirrje për ndalimin e gjuhës së urrejtjes dhe presionit publik ndaj palëve të përfshira.

Ndërkohë, institucionet përgjegjëse pritet të vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa familjarët apelojnë që çështja të trajtohet vetëm në rrugë ligjore dhe jo përmes spekulimeve publike./Versus.al

Poll