
Gjykata e Durrësit ka vendosur konfirmimin e masës së arrestit me burg për Arbër Xhaxhajn, 26 vjeçarin që drejtonte automjetin tip “BMË X5” që mbrëmjen e së enjtes ra nga ura e Dajlanit.
Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit pasi mjeti kishte kapur shpejtësinë prej 130 km/h në një rrugë ku fushëpamja është e kufizuar. Për më tepër, 26 vjeçari rezultoi se kishte konsumuar alkool.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 18 vjeçarja Vikena Greku dhe u plagosën dy këmbësorë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Versus.al


