BOTA /

Mas*kër në Dagestan, vriten 15 efektivë policie dhe një prift

Mes të vrarëve nga të shtënat me armë në Dagestan, ishte edhe një prift dhe disa civilë.

Shkruar nga Versus
Mas*kër në Dagestan, vriten 15 efektivë policie dhe një
Foto nga sulmi në Dagestan

Rusi- Mbi 15 oficerë policie dhe disa civilë janë vrarë nga një sulm terrorist në Republikën e Dagestanit. Sulmet kishin në shënjestër qytetet Derbent dhe kryeqytetin Makhachkala në kuadër të festës ortodokse të Rrëshajëve. Sulmuesit ende nuk janë identifikuar por mësohet se janë vrarë 6 prej tyre.

Kreu i republikës, Sergei Melikov, tha se është kuptuar se kush qëndron pas organizimit të sulmeve, pa dhënë detaje.

Dy kisha dhe një sinagogë u shënjestruan në sulmet e së dielës, si dhe një postë policie në Makhachkala, qyteti më i madh i Dagestanit. Një prift i Kishës Ortodokse ishte mes të vrarëve.

Shifra e më shumë se 15 policëve të vrarë është dhënë nga Melikov. Ai tha gjithashtu se disa civilë kishin humbur jetën, duke përfshirë një prift, At Nikolai Kotelnikov, i cili kishte shërbyer në Derbent për më shumë se 40 vjet.

Melikov tha se sulmi ishte përgatitur nga jashtë vendit dhe shpalli tre ditë zie. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: