SHBA- Një 23 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Petrit Aliaj është djegur në 30% të trupit të tij me acid pasi ndërhyri për të shpëtuar të fejuarën e tij nga një person në Nju Jork i cili cilësohet si “maniak” nga mediat e huaja.
Shqiptari i mbuluar me fasha në pjesën më të madhe të trupit, ka folur pasi u transportua në spital, duke thënë se për të mbrojtur të fejuarën e tij ishte i gatshëm për gjithçka.
“Ia vlente. Të fejuarën time e mbroj me trupin tim”,- ka thënë Aliaj, ndërsa pritet që të qëndrojë në spital për rreth 1 javë për t’u shëruar nga djegiet e pësuara.
“Tani nuk kam edhe aq shumë dhimbje, por më parë? Oh Zot i Madh”- tha Aliaj ndërsa shpjegoi sesi ndodhi e gjithë ngjarja me personin që i hodhi lëndën djegëse.
“Ai kishte një filxhan me diçka brenda që duket si vaj. Në atë moment i hodhi të gjitha drejt vendit ku ishte e fejuara ime dhe unë i dola para”.
Sulmi ishte i rastësishëm dhe më vonë, policia arrestoi personin i cili u identifikua si Nile Taylor, 49 vjeç. Versus.al
