AKTUALITET /

Dosja “Revanshi”/ Nga Shullazi te Rraja, SPAK kërkon mbi 127 vite burg për 12 të pandehur

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK ka kërkuar në total mbi 127 vite burg për 12 të pandehurit e përfshirë në këtë çështje.

Shkruar nga Versus

Dosja “Revanshi”/ Nga Shullazi te Rraja, SPAK kërkon mbi 127

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur sot në seancë gjyqësore konkluzionet përfundimtare për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”, ku të pandehurit akuzohen për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK ka kërkuar në total mbi 127 vite burg për 12 të pandehurit e përfshirë në këtë çështje.

Kërkesat e prokurorisë janë si më poshtë:

-Astrit Avdyli – 15 vite burg (10 vite me gjykim të shkurtuar)

-Emiljano Shullazi – 15 vite burg (10 vite me gjykim të shkurtuar)

-Naim Stafuka – 9 vite burg (6 vite me gjykim të shkurtuar)

-Xhelal Rraja – 9 vite burg (6 vite me gjykim të shkurtuar)

-Gjergj Cukali – 10 vite e 6 muaj burg (7 vite me gjykim të shkurtuar)

-Besian Xhixha – 10 vite burg (6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar)

-Enver Diva – 10 vite burg (6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar)

-Robert Laçi – 10 vite burg (6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar)

-Viktor Imeraj – 10 vite burg (6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar)

-Satilno Basha – 10 vite burg (6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar)

-Miri Bruli – 9 vite burg (6 vite me gjykim të shkurtuar)

Në seancën e radhës, të pandehurit do të mbrohen nga avokatët e tyre, ndërsa gjykata ka caktuar që seanca të mbahet më 13 maj, në orën 12:00./Versus.al

Poll