
Drini Zeqo u pyet në “Këndin e së Vërtetës” në “Top Arena” për aludimet në lidhje me një lidhje të mundshme me ish-banoren e BBV.
Bëhet fjalë për Dea Vierin, e cila e surprizoi në studio me rastin e ditëlindjes së moderatorit.
Për sa i përket pyetjes, Drini la të kuptohej se nuk ka diçka të tillë mes tyre.
“I uroj Deas një fat të lumtur në jetë”, tha ai.
Dyshimet se mes dy ish banorët e Big Brother VIP3, kishte lindur një histori dashurie kur moderatori Drini Zeqo dhe Dea Vieri publikuan një foto të dyshimtë në rrjetet sociale.
Ata u shfaqen shumë pranë njëri tjetrit, ndërsa shkruanin “shfletoje foton për lumturi”.







