
Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili ndoqi mbrëmë ndeshjen Itali-Shqipëri foli për mediat serbe menjëherë pas përfundimit, duke treguar se do të shikojë edhe ndeshjen e sotme mes Serbisë dhe Anglisë në stadium.
Abazoviç tha se edhe një barazim do të ishte rezultat i mrekullueshëm për serbët.
“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, tha Abazoviç.
Ai u shpreh më tej se beson se Serbia mund të kualifikohet në fazën tjetër të kampionatit evropian.
“Nesër është testi më i madh, nëse shkon mirë, mendoj se do të jetë një ecuri e madhe. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, tha Abazoviç. Versus.al








