AKTUALITET /

VIDEO/ Kreu i Fondit të Zhvillimit, Dritan Agolli pyetet në SPAK, refuzon të flasë për mediat

Nuk jepen detaje rreth çështjes për të cilën është pyetur dhe ka dhënë shpjegime para prokurorëve në institucion.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Kreu i Fondit të Zhvillimit, Dritan Agolli pyetet në SPAK,

Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është paraqitur sot në SPAK.

Nuk jepen detaje rreth çështjes për të cilën është pyetur dhe ka dhënë shpjegime para prokurorëve në institucion.

Agolli pas procesit të marrjes në pyetje ka lënë godinën e SPAK duke refezuar të flasë për mediat.

Agolli u rizgjodh drejtor i FSHZH-së në janar të këtij viti.

Ai ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në bashkinë e Tiranës në vitet 2002 deri në 2011.

Në këtë periudhë ka qenë drejtor i urbanistikës, drejtor i punëve publike dhe administrator i përgjithshëm i bashkisë.

Pas vitit 2011, Agolli u angazhua në biznese private në fushën e ndërtimit dhe energjisë./Versus.al

 

Poll