MAGAZINË /

VIDEO / Dritan Shakohoxha terbon mediat serbe me deklaratën para ndeshjes, "kryqëzojnë" dhe gazetaren

Deklarata para ndeshjes ka bërë bujë në mediat serbe, të cilat e kanë shpërndarë gjërësisht, duke e cilësuar si të papërshtatshme e seksiste. 

Shkruar nga Versus

VIDEO / Dritan Shakohoxha terbon mediat serbe me deklaratën para ndeshjes,

Një koment i gazetarit sportiv Dritan Shakohoxha dhënë për Klan Kosovën ka bërë bujë në mediat serbe, të cilat e kanë shpërndarë gjërësisht, duke e cilësuar si të papërshtatshme e seksiste. 

  Media serbe Blic.rs shkruan se "Gazetari i njohur sportiv shqiptar, Dritan Shakohoxha, bëri një deklaratë jashtë çdo norme dhe shumë të papërshtatshme para ndeshjes Shqipëri-Serbi, ndërsa as kolegia që e intervistoi nuk dha një shembull më të mirë.

Gjatë ndeshjes Shqipëri - Serbi, që mund ta ndiqnit live në portalin Sportal, Šakohodža u pyet nga gazetaria se çfarë mendonte për përfaqësuesen serbe dhe tifozët e saj.

Ai iu përgjigj në një mënyrë primitive dhe ofenduese.

“Ne mundohemi të respektojmë ‘motrat e tyre serbe’,” tha ai me një buzëqeshje të ftohtë, duke bërë kështu një koment seksist.

Reagimi i moderatores që i bëri pyetjen ishte po aq tronditës, pasi ajo qeshi nga zemra me këtë koment fyese ndaj grave."

Për kujtesë, kombëtarja e Serbisë arriti të marrë një pikë nga Tirana, duke barazuar 0-0 ndaj Shqipërisë në një ndeshje pa gola.