EKONOMI & MJEDIS /

250-400 euro rritje page! 8 kategoritë që përfitojnë shtesë në rroga mes Forcave të Armatosura

Ministria e Mbrojtjes dha detaje për këtë rritje dhe strukturat e veçanta të cilat përfitojnë më shumë.

Shkruar nga Versus

250-400 euro rritje page! 8 kategoritë që përfitojnë

Kur më shumë se kurrë fryn "era luftë" nëpër botë gjatë dekadave të fundit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një tjetër rritje rrogash për pjetarët e Forcave të Armatosura. Efektivët e Forcave Speciale, ato Komando, zhytësit e Forcës Detare, skuadrat e kërkim-shpëtimit, specialistët e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, Policia Ushtarake, e deri te mjekët dhe infermierët që shërbejnë në uniformë janë kategoritë që do të përfitojnë nga rritja e pagës sipas vendimit të fundit të Qeverisë. Ministria e Mbrojtjes dha detaje për këtë rritje dhe strukturat e veçanta të cilat përfitojnë më shumë.

- efektivët e Forcave Speciale do të kenë trajtim financiar shtesë që shkon deri në 40. 000 lekë në muaj;

- Forcat Komando 30. 000 lekë në muaj;

- ndër këto kategori janë edhe efektivët e kërkim – shpëtimit, të cilët do të marrin deri në 30000 lekë në muaj shtesë mbi pagën;

- efektivët e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, do të marrin deri 25.000 lekë shtesë në muaj;

- ndërsa ata të Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë deri në 25.000 lekë në muaj;

- ndërkaq deri në 25.000 lekë në muaj do të jetë trajtimi financiar shtesë që do të marrin efektivët e Policisë Ushtarake;

- një kategori e veçantë janë edhe mjekët e infermierët që shërbejnë në FA. Për mjekët është përcaktuar që të kenë një trajtim financiar shtesë deri në 25000 lekë në muaj, ndërsa për infermierët deri në 18000 lekë shtesë mbi pagën në muaj.

Përmes kësaj rritjeje page, Ministria e Mbrojtjes shpreson që të rritet jo vetëm  motivimi i efektivëve aktualë, por të shërbejë edhe si një nxitje për rekrutim, për të gjithë të rinjtë për t'u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: