Prej kohësh rrjetet sociale konsiderohen tashmë si mjet operimi online për të fituar të ardhura, kryesisht nga klikimet. Në listën e platformave si Youtube, u shtua edhe TikTok ku personazhe të ndryshëm të famshëm pretendojnë për shuma marramendëse të fituara.
Për këtë arsye, drejtoria e përgjithshme e tatimeve duket se e ka kthyer vëmendjen tek informaliteti i lartë i fitimeve nëpër rrjete sociale. Duke nisur që nga data 19 mars, influencerë, personazhe të famshëm dhe biznee online janë njoftuar nga administrata tatimore që të kryejnë vetëdeklarimin e të ardhurave.
Sipas njoftimit të bërë, personat që ende nuk kanë kryer detyrimin, do të kenë penalitete dhe hetime të thelluara për të ardhurat e tyre.

“Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara.
Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024. Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”- thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Versus.al







A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira
