
Gjykata e Beratit ka dënuar babain dhe gjyshen e një djali 10 vjeçar të cilin e kishin shfrytëzuar për ta nxjerrë në rrjetin social TikTok.
Për babain, Armando Kumarakun u dha dënimi me 3 vite e 6 muaj burg, ndërsa për mamanë e tij dhe gjyshen e të miturit Natasha Rombula, u caktua dënimi me 2 vite e 6 muaj burg.
Nënë e bir e nxirrnin djalin e vogël në rrjete sociale dhe e detyronin të thoshte fjalë banale me qëllim që të merrnin sa më shumë klikime të cilat më pas ktheheshin në lekë. Armando Kumarakut, iu hoq e drejta e prindërimit me vendim të gjykatës së Beratit.
Situata e rëndë u denoncua nga ish-bashkëshortja e Kumarakut e cila denoncoi në polici se djali i saj po bullizohej në rrjete sociale dhe po përdorej nga babai dhe gjyshja e tij për të fituar vlera monetare në TikTok. Versus.al








