Pensionistët me pensione nën 20,000 lekë do të përfitojnë 10,000 lekë, ndërsa ata mbi këtë shumë do të marrin 5,000 lekë në bonusin e pranverës.
Qeveria përcakton kështu bonusin e paralajmëruar të pranverës për pensionistët në vend, duke zbuluar sasinë që do të shpërndahet dhe se si ndahen kategoritë e përfituesve.
Për këtë sasi parash do të krijohet një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë për pensionistët, ku do të transferohen 6.3 miliardë lekë për garantimin e bonusit të pranverës.
Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh se një fond prej 2.2 miliardë lekësh do të shpërndahet në formën e shpërblimeve për kategoritë sociale më vulnerabël. Bonus prej 15.000 lekësh do të përfitojnë familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar, si dhe kujdestarët e tyre.
Për bujqësinë, do të alokohet një fond shtesë prej 1.4 miliardë lekësh, ndërsa për bashkitë do të sigurohen 1.6 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe përmirësimin e shërbimeve publike.
Deklarata për shtyp e Ministrit të Financave – Akti normativ për Buxhetin 2024
Këshilli i Ministrave në një mbledhje të posaçme ditën e djeshme, miratoi Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024.
Ministria e Financave, propozoi disa masa, pas një analize të kujdesshme të ecurisë së ekonomisë dhe treguesve fiskalë për periudhën janar – nëntor 2024.
Në këtë prag fundviti, e gjithë vëmendja jonë shkon në mbështetje të shtresave më në nevojë, kryesisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta.
Me një fond shtesë në masën 1.4 miliardë lekë do të mbështesim fermerët, duke siguruar investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë, bujqësinë.
Gjithashtu do të alokojmë një fond shtesë prej rreth 1.6 miliardë lekë për për të mbështetur bashkitë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.
Angazhimi i Minstrisë së Financave mbetet i pandryshuar për të siguruar edhe në vijim trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik në raport me PBB-në, si dhe për të garantuar konsolidimin fiskal e qëndrueshmërinë e ekonomisë në tërësi.





Këmbimi valutor me surpriza/ Dollari e franga në rritje, Euro...


Ç’po ndodh me turistët? Muaji mars shënon rekord negativ vizitorësh

