EKONOMI & MJEDIS /

AMF paralajmëron investitorët shqiptar për platformën e investimeve NetherexPro: Nuk është e lincesuar! Do humbisni paratë'

Investitorët, thekson AMF, duhet të jenë të qartë se Autoriteti nuk mund të mbrojë interesat e tyre kur investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara/regjistruara/njohura nga AMF.

Shkruar nga Versus

AMF paralajmëron investitorët shqiptar për platformën e

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, regjistruar dhe as e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Sipas AMF-së, mbështetur në ligjin “Për Tregjet e Kapitalit” dhe ligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj apo tregtimin e njësive digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa u licencuar, regjistruar, apo njohur më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

“Çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme”, bën të ditur AMF.

Investitorët, thekson AMF, duhet të jenë të qartë se Autoriteti nuk mund të mbrojë interesat e tyre kur investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara/regjistruara/njohura nga AMF.

Lista e subjekteve të licencuara nga autoriteti ndodhet në rubrikën “Regjistri i të Licencuarve” në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare./Versus.al

Tags:

amf

Poll