EKONOMI & MJEDIS /

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja si mund të aplikoni

Sipas njoftimit, faza e parë e aplikimeve ka nisur më 20 prill dhe do të zgjasë deri më 19 maj. Aplikimet bëhen vetëm online përmes portalit qeveritar e-Albania.

Shkruar nga Versus

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja si mund

Bashkia e Tiranës ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikime në programin e kredive të buta, që synon mbështetjen e qytetarëve dhe familjeve për përfitimin e një banese.

Sipas njoftimit, faza e parë e aplikimeve ka nisur më 20 prill dhe do të zgjasë deri më 19 maj. Aplikimet bëhen vetëm online përmes portalit qeveritar e-Albania.

Programi u vjen në ndihmë individëve dhe familjeve që nuk kanë banesë në pronësi, jetojnë në kushte të papërshtatshme ose në shtëpi të mbipopulluara, si edhe atyre që rrezikojnë të mbeten të pastrehë për shkak të vendimeve gjyqësore.

Të drejtë aplikimi kanë gjithashtu familjet njëprindërore me fëmijë në ngarkim, familjet me më shumë se katër fëmijë, familjet e reja, personat me aftësi të kufizuara, jetimët, emigrantët e rikthyer, si dhe familjet e punonjësve të policisë të rënë në detyrë.

Kriter bazë për pjesëmarrje është që aplikanti të ketë mbushur moshën 18 vjeç në momentin e aplikimit./Versus.al

Poll