EKONOMI & MJEDIS /

Bordi i ERE-s mblidhet për energjinë elektrike, shqyrtohet mundësia e çmimit të ri

Kërkesa ndaj ERE-s për rishikimin e çmimit të energjisë elektrike u bë nga OSHEE

Shkruar nga Versus

Bordi i ERE-s mblidhet për energjinë elektrike, shqyrtohet

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), do të mblidhet sot për të shqyrtuar çmimin e ri të energjisë elektrike për familjet shqiptare. Mbledhja do të përqendrohet në çmimin e shitjes me pakicë për periudhën nga data 1 shkurt e këtij viti deri më 31 dhjetor të 2025-ës.

Më herët qeveria ka njoftuar se mund të ketë një ulje të çmimit të energjisë elektrike.

Ndërkohë, çmimi aktual i energjisë elektrike është 9,5 lekë për kilovat pa TVSH, dhe 11,4 lekë me TVSH për familjet. Pensionistët që marrin kompensim shtesë prej 648 lekësh për energjinë elektrike gjithashtu përfitojnë një ndihmë shtesë. Kërkesa ndaj ERE-s për rishikimin e çmimit të energjisë elektrike u bë nga OSHEE. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: