EKONOMI & MJEDIS /

“Do ketë rritje të bonusit të fundvitit”, Malaj: Po planifikojmë ndryshime afatgjatë në skemën e pensioneve

Shkruar nga Versus
“Do ketë rritje të bonusit të fundvitit”, Malaj: Po
Ministri Petrit Malaj

Kryeministri Edi Rama dhe disa prej ministrave kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me pensionistët për t’ju bërë me dije planin për ndryshimet afatgjatë në skemën e pensioneve dhe të bonusit që do të jepet për këtë fundvit.

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se do të ketë një rritje të bonsuit për pensionistët këtë fundvit, duke mos e bërë me dije sesa do të jetë rritja konkrete.

“Është privilegj për mua të jem para pensionistëve, përpara një brezi që ka dhënë kontribut të çmuar për ta bërë vendin më të begatë. Siç kemi adresuar çështjen e rritjes së pagave, ka ardhur koha të adresojmë çështjen e rritjes së pensioneve. Jemi ngarkuar që të gjejmë një zgjidhje për pensionet. Po shikojmë mundësinë për rritjen të bonusit të fundvitit”- tha Malaj.

Më tej ministri bëri me dije se në vazhdim do të krijohet një skemë pensioni afatgjatë dhe të qëndrueshme në mënyrë që të ketë një rritje konkrete të pensioneve dhe jo vetëm indeksim siç u bë së fundmi.

“Ky bonus është një mënyrë për të lehtësuar sadopak barrën financiare të përditshme që keni dhe synon të ndihmojë më shumë ata që kanë më tepër nevojë. Ne duam të krijojmë një skemë pensioni të qëndrueshme. Indeksimi ka të bëjë me rritjen e çmimeve, nuk ka të bëjë me skemën e pensioneve që po shqyrtojmë. Qeveria është e angazhuar për një rritje sa më të shpejtë të pensioneve”- shtoi kreu i dikasterit të Financave.

Që prej 2013-ës, është rritur me 250 mijë numri i pensionistëve në vend duke u ulur në mënyrë të theksuar krahu i punës. Versus.al

Poll