
Që prej fillimit të vitit, Euro ka shfaqur vazhdimisht zhvlerësim në raport me lekun. Këtë javë monedha europiane e ka mbyllur me një rekord të ri historik në rënie duke u këmbyer me 95.34 lekë.
Ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Me bazë vjetore rënia e monedhës europiane ka arritur nivelin 3.3%.
Tremujori i dytë i vitit ka forcuar edhe më shumë presionet zhvlerësuese mbi Euron. Kjo tendencë është e lidhur me rritjen e flukseve valutore hyrëse veçanërisht të lidhura me turizmin.
Duket se edhe ky vit do të sjellë një mbiçmim të monedhës vendase në kursin e këmbimit, pavarësisht shqetësimeve të lidhura me rritjen e inflacionit dhe presioneve që kjo rritje mund të ushtrojë mbi bilancin tregtar të vendit. Versus.al
Vajzat shqiptare po ikin drejt qyteteve, periferitë mbeten pa “nuse”

