Monedhat e huaja vijojnë të shfaqin paqëndrueshmëri në raport me lekun shqiptar duke vijuar rënien.
Në tregun e këmbimit valutor, sot nëj dollar blihet me 92.8 lekë dhe shitet me 93.7 lekë. Ndërsa monedha euro, ka rënë nën nivelin e 100 lekëve pasi një euro blihet me 99.8 lekë, ndërsa shitet me 100.6 lekë.
Franga zviceriane do blihet me 104.5 lekë dhe shitet me 105.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do të blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 118.7 lekë.
Ekspertët kanë ngritur hipotezat se shkak për rënien e monedhave të huaja në vend, është futja e madhe në treg e parave të huaja të padeklaruara. Po ashtu edhe numri i shtuar i turistëve të huaj që kanë vizituar vendin vitet e fundit. Versus.al









