Liqeni i Ohrit është ndër liqenet më të vjetra në Evropë dhe ka statusin e Vendit të Trashëgimisë Botërore nga Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, e njohur si UNESCO, për speciet unike që jetojnë në të, por ai tani është në rrezik.
Sipas Radio Evropa e Lirë, ndotja nga ujërat e zeza të patrajtuara që derdhen në liqen, në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, po i mbyt peshqit dhe e ka shtyrë organizmin e OKB-së që të kërkojë pastrimin e tij.
“Unë nuk kam notuar këtu për 3 ose 4 vite, nuk i besoj cilësisë së ujit. Nuk më duket i pastërt. Shoh fekale gjithandej”- u shpreh një prej banorëve nga ana e Maqedonisë së Veriut.
Qindra objekte janë ndërtuar pa leje në brigjet e Ohrit dhe për pasojë, ujërat e zeza të patrajtuara dhe mbeturinat industriale po dëmtojnë florën dhe faunën. Versus.al