Krujë- Një situatë alarmante paraqitet ajo e sotmja në lagjen “Boje” ku raportohen të ketë rreth 50 vatra zjarri.
Si pasojë e një zjarri që dyshohet të jetë ndezur qëllimisht deri më tani janë djegur 10 hektarë zonë pyjore duke vënë në alarm banorët e zonës dhe autoritetet.
Ndërhyrja është tepër e vështirë për shkak të terrenit të thepisur malor, prandaj po shihet mundësia e ndërhyrjes nga ajri. Ky është zjarri i dytë me përmasa kaq të mëdha në vend pas atij në Shëngjin që zgjati për disa ditë me radhë duke rrezikuar resorte dhe banesa aty pranë. Versus.al
Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone
Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës
Qiratë dhe ushqimet po bëhen më të shtrenjta
Kursi i Euros pëson sërish rënie, prek minimum të ri historik


