Regjistrimet online për nxënësit nga klasa e parë deri në të dhjetën kanë nisur sot.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se procesi i regjistrimit do të zhvillohet përmes platformës zyrtare e-Albania.
Sipas ministres, regjistrimet do të qëndrojnë të hapura deri më 31 gusht, për t’u dhënë mundësi të gjithë prindërve të kryejnë regjistrimin e fëmijëve të tyre në kohën që u përshtatet më shumë.
Postimi:
Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 7 korrik në #eAlbania dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta.


Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave


Ritmi që po gjeneron miliona edhe në Shqipëri



