EKONOMI & MJEDIS /

Indeksimi i pensioneve në shtator, Balluku: Nuk bëhet fjalë për rritje, pati propagandë dezinformuese

Balluku si drejtuese e PS për Fierin zhvilloi një takim me pensionistët e këtij qarku ku jepen rreth 6 mijë pensione suplementare për persona që kanë punuar në industrinë e nxjerrjes së naftës.

Shkruar nga Versus

Indeksimi i pensioneve në shtator, Balluku: Nuk bëhet fjalë

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku gjatë një takimi me pensionistët e qarkut të Fierit, ka folur lidhur me problematikat të cilat ata ja kanë parashtruar gjatë takimeve që kanë pasur.

Ajo tha se ka pasur një propagandë dezinformuese, sipas së cilës janë rritur pensionet kur në fakt me veprimet e fundit bëhet fjalë vetëm për indeksim të pensioneve në kuadër të inflacionit të çmimeve të produkteve.

“Vetëm për rajonin e Fierit janë 50.3 mld lekë në vit për pensione. Kam bërë takime në grupe më të vogla dhe kam diskutuar me pensionistët. Kam dëgjuar të gjitha problematikat që më kanë listuar. Fatkeqësisht është bërë një propagandë dezinformuese sa i takon indeksimit të pensioneve duke e nxjerrë si rritje pensionesh, gjë që nuk është e vërtetë”- u shpreh Balluku.

Ndërsa më tej tha se në qarkun e Fierit rreth 6 mijë persona marrin pensione suplementare dhe kanë dalë në pension në moshën 60 vjeçare për shkak se kanë punuar në sektorin e nxjerrjes së naftës.

“Do ndalem vetëm tek pensionet suplementare në këtë qark, duke ditur se është një ndër qarqet më të rëndëishme sa i përket nxjerres së naftës. Përfshihen 6 mijë pensione suplementare për persona që dalin në pension që në moshën 60 vjeçare. Në këtë sallë ka njerëz që kanë kontribuar në sektorë të rëndësishëm të vendit, si ato të naftës apo ato bujqësorë”- u shpreh zv.kryeministrja ndër të tjera.

Pjesë e takimit ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili ka nisur së fundmi një fushatë për pensionistët duke theksuar se rritja e pensioneve mund të bëhet vetëm nëse do zvogëlohet informaliteti i bizneseve. Versus.al

Poll