Pasditen e së diels, për më shumë se një orë Fieri, Durrësi, Lushnja, Vlora dhe Saranda u përfshinë nga errësira totale, pas ndërprerjes së energjisë elektrike. Mediat lokale bënë me dije se këto qytete ishin në errësirë totale.
Një prej lodrave në qendër të qytetit të Fierit mbeti në ajër, pas ndërprejes së energjisë, por fatmirësisht nuk ka njerëz mbi të.
Ndërkohë, edhe në Vlorë pati shkëputje të energjisë për rreth 15 min. Ndërprejet e energjisë u rregjistuan pas orës 17.30 dhe në pjesën më të madhe të zonave energjia u rikthye rreth orës 19.00.
Dyshimet e para lidhen me një problem në linjat e tensionit të lartë 110 KV. Edhe OSHEE, e cila ka nisur grupet në terren, ka dyshime se ka patur një avari të rëndë në linjën e tensionit të lartë në Berat si dhe rënien e linjës së transmetimit 220 kv Kashar Rashbull Durrës.





Këmbimi valutor me surpriza/ Dollari e franga në rritje, Euro...


Ç’po ndodh me turistët? Muaji mars shënon rekord negativ vizitorësh

