EKONOMI & MJEDIS /

Keni më shumë se një banesë në pronësi? Nga 2026-ta duhet të paguani deri në 4-fish më shumë taksa

Me tatimin aktual deri në gusht buxheti i shtetit ka përfituar nga taksa e pasurisë rreth 55 milionë euro.

Shkruar nga Versus

Keni më shumë se një banesë në pronësi? Nga

Qytetarët të cilët kanë më shumë se një banesë në pronësi, do të paguajnë nga 2 deri në 4-fish më shumë taksën e pronës duke nisur nga viti 2026.

Kështu u shpreh Reinaldo Pipiria për A2CNN duke bërë me dije se taksa e cila vilet aktualisht nga fatura e ujit në vlerën 0.05%, pas dy vitesh do paguhet deri në 2% mbi vlerën e pronës.

“E para për qytetin e Tiranës tashmë qytetarët paguajnë një taksë më të lartë për shkak të rishikimit të çmimit të referencës nga 30-75%. Tashmë paguhet në Tiranë ndërsa jashtë saj do rishikohen çmimet e referencës do të implementohet projektligji i ri. Sot aktualisht e kemi 0.05% mbi vlerën e pronës do kaloj deri në 2% mbi vlerën e pronës”, tha Reinaldo Pipiria nga "NAREA".

Por sa do do duhet të paguajë konkretisht një person për banesën e tij me rritjen e kësaj takse?

“Taksa për një pronë 130 mijë euro me një taksë 0.05% do të ishte 65 euro, në një moment kur të hyjë në fuqi ligji duhet të shkojë deri në 260 euro. Sidomos për shtëpinë e dytë dhe të tretë ndërsa për shtëpinë e parë këshilli bashkiak ka disa skema ku mund të uli pjesën e taksimit”, sqaroi Pipiria sa i takon bashkisë së Tiranës.

Me tatimin aktual deri në gusht buxheti i shtetit ka përfituar nga taksa e pasurisë rreth 55 milionë euro. Ndërsa ky taksim është propozuar edhe për rivlerësimin e pronave, proces i cili ka ngecur edhe pse tashmë duhej të kishte filluar me zbatimin.

“Procesi i rivlerësimit ka ngecur në Ministrinë e Financave. Ka një përqasje nga ky institucion, i cili thotë se duhet të rishikojë të gjitha çmimet e referencës sidomos në 14 bashki. Është totalisht një paqartësi tregu ka reaguar shumë keq, oferta është ngurtësuar dhe po humb shtresa e mesme pasi nuk kryen dot transaksione.”- shtoi eksperti.

Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, dhe nga i cili u rivlerësuan 168.200 pasuri që i sollën buxhetit të shtetit dhe buxheti i 12.7 miliardë lekë të ardhura. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: