EKONOMI & MJEDIS /

“Krahu i punës po tkurret nga emigracioni”, shefja e misionit të FMN: Produktivitet i ulët në Shqipëri, pengesa për bizneset

Shkruar nga Versus

“Krahu i punës po tkurret nga emigracioni”, shefja e misionit

Shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar  për Shqipërinë, Anke Weber ka mbajtur sot një konferencë për mediat së bashku me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Teksa prezantoi progresin ekonomik të vendit, Ëeber foli për sfidat dhe reformat e nevojshme që duhet të bëjë shteti në vazhdim. Ajo theksoi se Shqipëria duhet të rrisë të ardhurat e ulëta tatimore përmes harmonizimit të shpenzimeve tatimore, ndërsa nënvizoi nevojën për të mbajtur nën kontroll luhatjet në tregun valutor.

“FMN rekomandon rritjen e të ardhurave të ulta tatimore të Shqipërisë duke harmonizuar shpenzimet tatimore, duke çuar përpara reformat në taksën e pronës dhe duke forcuar administrimin e të ardhurave tatimore përmes teknologjisë së informacionit.

Jemi të vetëdijshëm për rreziqet që po dalin dhe kërkojnë vëmendje nga afër. Është parë një rritje e fortë në huadhënien bankare. Edhe pjesa e valutës duhet të menaxhohet me kujdes. Duhet të këtë bashkëpunim mes institucione dhe qeverisë, kjo duhet të mbetet thelbësore”- tha Weber.

Sipas saj, në Shqipëri ka një tkurrje alarmante të krahut të punës mes papunësisë së lartë të të rinjve dhe emigracionit të tyre.

“Produktiviteti mbetet i ulët dhe krahu i punës po tkurret midis papunësisë së lartë mes të rinjve dhe emigracionit. Dobësitë e qeverisjes dhe kufizimet e kapaciteteve administrative paraqesin pengesa për bizneset. Për të përmbushur angazhimin e qeverisë për tu anëtarësuar në BE deri në 2030 do të duhen reforma gjithëpërfshirëse në kapitalin njerëzor, tregun e punës, sundimin e ligjit dhe rregullat e biznesit”- shtoi shefja e misionit të FMN. Versus.al

Poll