EKONOMI & MJEDIS /

Kushtetuesja “merr në dorë” çmimet e referencës për banesat/ Pretendimet e palëve mbi vendimin për Tiranën?

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesëpadinë e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, ku kërkohet shfuqizimi i pjesshëm i vendimit të miratuar një vit më parë, që përcaktonte çmimet e reja të referencës për shitblerjen e njësive të banimit në Tiranë.

Shkruar nga Versus

Kushtetuesja “merr në dorë” çmimet e

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesëpadinë e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, ku kërkohet shfuqizimi i pjesshëm i vendimit të miratuar një vit më parë, që përcaktonte çmimet e reja të referencës për shitblerjen e njësive të banimit në Tiranë.

Ndërtuesit kanë argumentuar se vendimi ka efekt prapaveprues dhe takson me vlerën e re edhe ato leje të dhëna përpara hyrjes së tij në fuqi, duke cenuar fitimin e tyre. Po ashtu argumentohet se nuk janë marrë parasysh kostot në rritje të ndërtimit.

“Duke u cenuar fitimi i pritshëm është cënuar e drejta e pronës. Kanë ndryshuar çmimet vetëm për Tiranën, në një mënyrë drastike dhe të pa studiuar. Bashkia kur zbardh lejen kërkohet të paguhet 8 % nga ndërtuesi. Çfarë do paguajmë ne? 8 % sipas vkm-së së mëparshme, apo 8 % pasi hyjnë çmimet e reja të referencës në fuqi?  Kur merren lejet, ndërtuesit fillojnë shesin me kontrata porosie të cilat në fund bëhen përfundimtare. Unë s’mund t’i them blerësit do paguash më tepër sepse mu rritën taksat? Demotivon sipërmarrësit dhe mund të shkaktojnë më pak të ardhura në buxhet”.

Por përfaqësues të qeverisë, hedhin poshtë këto argumente, të cilat sipas tyre nuk kanë bazë ligjore.

Gjykata Kushtetuese ka kërkuar nga Shoqata e Ndërtuesve, që të paraqesin shifra konkrete sa leje janë prekur nga vendimi mbi ndryshimin e çmimeve të referencës dhe afatet kohore të tyre.  Po ashtu është kërkuar paraqitja e provave se si ka ndikuar ky vendim në rënien e shitjeve të apartamenteve. /ScanTV

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: