EKONOMI & MJEDIS /

Leku i fortë, euro në krizë! Banka Qendrore blen valutë për të zbutur goditjen

Në një prej ankandeve është përdorur edhe forma FORWARD, ku blerja e valutës bëhet me një marrëveshje paraprake për kursin dhe datën, si pjesë e përpjekjes për të zhvilluar tregun financiar të brendshëm.

Shkruar nga Versus

 

Leku i fortë, euro në krizë! Banka Qendrore blen valutë

Për herë të parë, Banka e Shqipërisë ka organizuar një ankand blerjeje të valutës me afat tremujor, duke u larguar nga praktika tradicionale e ankandeve mujore. Kjo lëvizje vjen në kuadër të strategjisë për forcimin e rezervave valutore të vendit.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, Banka ka blerë 33.2 milionë euro, përmes tre ankandeve të zhvilluara, me një mesatare prej 11.07 milionë euro për ankand, pak më e ulët se mesatarja prej 14.2 milionë në vitin 2024. Megjithatë, shuma totale e blerë rezulton disi më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (32.6 milionë euro), ndërsa pjesëmarrja më e ulët e bankave është interpretuar si efekt sezonal.

Në një prej ankandeve është përdorur edhe forma FORWARD, ku blerja e valutës bëhet me një marrëveshje paraprake për kursin dhe datën, si pjesë e përpjekjes për të zhvilluar tregun financiar të brendshëm.

Banka e Shqipërisë ka në plan që për vitin 2025 të blejë 270–350 milionë euro nga tregu i brendshëm, rreth 20 milionë më shumë se në vitin 2024. Pjesa më e madhe e ankandeve është parashikuar për tremujorin e dytë dhe të tretë, periudha kur pritet rritje e ndjeshme e prurjeve valutore për shkak të sezonit turistik.

Këto ndërhyrje janë të rëndësishme edhe për stabilizimin e kursit të këmbimit, i cili ka përjetuar luhatje të mëdha për shkak të forcimit të lekut dhe dobësimit të euros. Në disa raste, kursi ka zbritur edhe nën 100 lekë për 1 euro, ndërsa më 30 janar është regjistruar barazim mes dy monedhave. /Versus.al

Tags:

bsh euro

Poll