EKONOMI & MJEDIS /

Nga janari 2025, në Kosovë tatimi për pronat komerciale rritet me 200%

Shkruar nga Versus

Nga janari 2025, në Kosovë tatimi për pronat komerciale rritet me

Një rritje e lartë e tatimit në pronë po i pret të gjithë ata që kanë prona komerciale nga janari i vitit që vjen.

Me 1 janar të 2025-tës, sipas ligjit vlera e detyrimit tatimor për pronën në vlerë deri në njëqindmijë mund të varion prej 0.10% deri 1%, nga 0.20% deri në 1%, për vlerën e pronave mbi njëqind mijë euro.

Për vlerën e pronave mbi pesë qind mijë aplikohet shkalla tatimore që mund të varion prej 0.30% deri 1%.

0.40 deri 1% deri në 1 milion, kurse për vlerën e pronave mbi pesë milionë euro aplikohet shkalla tatimore mund të varion prej 0.50% deri 1%.

Vlerësimin e pronave e ka bërë ministria e Financave, por shkalla tatimore do të vendoset nga kuvendet komunale.

Edhe nëse shkalla tatimore merret më e ulëta, përsëri do ketë rritje të mëdha të tatimit.

Në një llogaritje të tillë sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, për shembull nëse vlera e pronës është 7 milionë euro, nga 11,900 euro i njëjti do paguaj 26.100 euro.

Kjo rritje sjell probleme të tjera, për të cilat tregon kryetari i AKK-së.

”Nëse këto fatura, i shkojnë bizneseve të Kosovës atëherë do të jetë një zinxhirë i dëmeve, sepse nëse kemi një pronë komerciale që i ka, një numër të vogël, të mesëm të madh të shitoreve, ata do të jenë të detyruar që t’i rrisin qiratë, në momentin që ngritën qiratë, vjen pasoja tjetër ku mund të ngritën gjërat ushqimore, rrobat apo mund të zvogëlohet numri i punëtorëve”, ka thënë Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Për këtë kundër dolën edhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Sipas tyre, kjo do të jetë një barrë e lartë për bizneset dhe investitorët me ndikim.

“Në Kosovë tatimit në pronë komerciale dhe private nga viti 2025 do të jetë me e larta në Ballkanin Perëndimor, ligji i ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar do të ketë efekt në ngritjen të lartë të tatimit në pronë dhe Prona Komerciale nga viti i ardhshëm. AKB e kundërshton këtë ligj sepse do të ketë ngritje të faturave të tatimit në pronë komerciale 200-300%,kjo është një barrë e lartë për bizneset dhe investitorët më ndikim negative të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thuhet në reagimin nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Megjithatë, anëtari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Ferat Shala thotë që tashmë ligji është në fuqi, dhe nuk mund të zhbëhet.

”Po tash ligji është në fuqi, dhe tash kjo çështje nuk mund të zgjidhet ndryshe vetëm me aspekt ligjor, dhe në këtë legjislaturë është krejtësisht e pamundur që ne ta kthejnë në pikën që realisht duhet të kthehet”, ka thënë Ferat Shala, Anëtar i komisionit për Buxhet dhe Financa.

Sipas ligjit të ri të tatimit në pronë, nga janari 2025 zbatohet norma progresive e tatimit në pronë, si në vijim:

– Pronat me vlerë deri në 100,000 euro – norma minimale 0.10%,

– Pronat me vlerë 100,000-500,000 euro – norma minimale 0.20%,

– Pronat me vlerë 500,000-1,000,000 euro – norma minimale 0.30%,

– Pronat me vlerë 1,000,000-5,000,000 euro – norma minimale 0.40%,

– Pronat me vlerë mbi 5,000,000 euro – norma minimale 0.50%.

Si rezultat, barra tatimore do të rritet veçanërisht për pronat me vlerë të madhe. Prona me vlerë 1 mil euro ngarkohet me 2,400 euro tatim; prona me vlerë 5 mil euro ngarkohet me 18,400 euro tatim; prona me vlerë 10 mil euro ngarkohet me 43,400 euro tatim.

Për këtë çështje kanë reaguar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Nga ky subjekt politik deklaruan se janë të shqetësuar me vendimin për ndryshimet që janë bëtë në Ligjin për Tatimin në Pronë të miratuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas LDK-së, ndryshimet në ligj parashikojnë tatimin edhe për tokat bujqësore të kultivuara, duke rënduar më tej barrën mbi qytetarët, bizneset dhe fermerët.

“Ky ndryshim përbën një pengesë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e sektorit privat në vendin tonë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK thotë se nëse Qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Lumir Abdixhku, një ligj i tillë do të rishikohet për t’u siguruar që qytetarët të mos paguajnë më shtrenjtë.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha sot se Ligji i ri prezanton një normë të dyfishtë progresive të tatimit në pronë dhe parashikon tatimin edhe për tokat bujqësore të kultivuara, duke rënduar më tej barrën mbi qytetarët, bizneset dhe fermerët.

Ndërsa, Zyrtari i po kësaj partie, Berat Rukiqi tha se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe anti-zhvillim që sipas tij, synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe të bizneseve nga dyfishimi dhe trefishimi i tatimit në pronë.

“Të njëjta miliona, nuk i kthen në dobi të zhvillimit të vendit, por i orienton në tenderë sekret, në dobi të miqve dhe financuesve të partisë. Këtë nuk do ta lejojmë, me Qeverinë e udhëhequr nga Lumiri, Qeveri që nuk e rrit buxhetin me rritje taksash, por me rritje ekonomike që vjen nga investimi në Ekonomi”, shkroi Rukiqi.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avduallah Hoti, pati paralajmëruar një vit më parë se ndryshim/plotësimi i Ligjit për Tatimin në Pronë të Paluajtshme, do t’i bëjë lëmsh komunat. Hoti ka thënë se projekligji do të ketë ndikim negativ në të hyrat vetjake të komunave dhe se do të rritet normat e tatimit për pronat me vlera të mëdha.

Më tej, ai ka bërë një paralajmërim të frikshëm për pronat e punueshme.

“Si i tillë, ky projektligj do të ketë ndikim negativ në të ardhurave vetjake të komunave. Do t’i trefishoj normat e tatimit në pronë për prona me vlera të mëdha. Do të vendosë tatimin në parcelat e punuar që me ligjin paraprak ishin të liruara për të nxitur punimin e tokës”.

Nga 1 janar të 2025-tës, sipas ligjit vlera e detyrimit tatimor për pronën në vlerë deri në njëqindmijë mund të variojë prej 0.10% deri 1%, nga 0.20% deri në 1%, për vlerën e pronave mbi njëqind mijë euro.

Për vlerën e pronave mbi pesë qind mijë aplikohet shkalla tatimore që mund të variojë prej 0.30% deri 1%.

0.40 deri 1% deri në 1 milion, kurse për vlerën e pronave mbi pesë milionë euro aplikohet shkalla tatimore mund të variojë prej 0.50% deri 1%. Vlerësimin e pronave e ka bërë ministria e Financave, por shkalla tatimore do të vendoset nga kuvendet komunale./ Monitor

Poll