Prokuroria e Fierit ka çuar për gjykim efektivin e policisë, Artur Mehmeti i cili akuzohet se ka përndjekur ish-të dashurën e tij me të cilën ka patur një lidhje 17 vjeçare që përfundoi në vitin 2024.
Më 10 shkurt të vitit 2025, gruaja L.C kallëzoi policin se e kishte përndjekur dhe ngacmuar me anë të thirrjeve telefonike dhe presionit psikologjik duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.
Në përfundon të hetimeve, prokuroria ka ngritur akuzën e përndjekje ndaj policit i cili është i angazhuar me ‘blutë’ e Fierit. Pas përfundimit të hetimeve, tani mbetet në dorën e gjykatës të vendosë për policin. Versus.al

