
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur një operacion në zonën e Sarandës, Ksamilit dhe rrethinave përreth, në kuadër të disa hetimeve që lidhen me ndërtimet pa leje.
Sipas informacioneve paraprake, hetimi përfshin edhe disa efektivë policie, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme në fushën e ndërtimeve.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se operacioni është ende në zhvillim dhe nuk përjashtohen arrestime në Komisariatin e Sarandës, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë detaje më të plota mbi rastin.Versus.al

