Muaji mars shënoi një rënie me 2.7 për qind krahasuar me vitin e shkuar të shtetasve të huaj që hynë në vendin tonë.
Sipas të dhënave të INSTAT kanë qenë 549 mijë e 765 persona që kryesisht kanë deklaruar vizitë te të afërmit apo dhe për pushime.
Në Mars 2025, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës dhe kryesisht nga ajo Jugore.
Përtej kësaj, tre muajt e parë në vendin tonë kanë mbërritur mbi 1 milion e 726 mijë të huaj një rritje me 5.3 për qind.
Sa i përket shqiptarëve janë 604 mijë që janë kthyer në vendin tonë me 3.3 për qind më shumë se viti i shkuar. Ndërsa rritje ka dhe për numrin e atyre që kanë dalë nga territori unë.
Megjithatë do të jetë muajt nga maji deri në shtator që do të vendosin mbi trendin e turistëve që do të zgjedhin Shqipërinë për pushime. Viti i shkuar u mbyll me rreth 12 milionë dhe pritet që kjo shifër të kalohet sërish. Hapja e sezonit veror shënon kulmin e dyndjeve ku pjesa më e madhe përzgjedhin bregdetin.








