EKONOMI & MJEDIS /

Rikualifikimi i rrugëve në Borsh, tender 2.6 milionë euro për hapësirat urbane

“Qëllimi i këtyre punimeve do të bëjë të mundur ndërtimin e një infrastrukture sa më të përshtatshme për banorët e zonës se fshatit Borsh. Përveç burimeve të mëdha të turizmit detar Borshi disponon resurse të mëdha edhe në turizmin kulturor apo të natyrës.

Shkruar nga Versus

Rikualifikimi i rrugëve në Borsh, tender 2.6 milionë euro

Të paktën 2.6 milionë euro është fondi limit i destinuar për ndërhyrjet në fshatin Borsh në Jug të vendit.

Si pjesë e një kontrate që është në prokurim “Ndërhyrje në hapësira urbane, parqe, lulishte, promenade, etj.

Lot 2- “Ndërtim & Rikualifikim i rrugës paralele me Rrugën e Plazhit, Borsh”, Bashkia Himarë” Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar në dokumentet që shoqërojnë procedurën se çfarë synohet të arrihet.

“Qëllimi i këtyre punimeve do të bëjë të mundur ndërtimin e një infrastrukture sa më të përshtatshme për banorët e zonës se fshatit Borsh. Përveç burimeve të mëdha të turizmit detar Borshi disponon resurse të mëdha edhe në turizmin kulturor apo të natyrës.

Ai është një destinacion i njohur për turistët e huaj dhe vendas, veçanërisht për plazhet e tij të njohura dhe atraksionet natyrore. Kjo rritje e numrit të vizitorëve, sjell dhe rritjen e qarkullimit në brendësi të fshatit dhe në zonën e bregdetit.

Momentalisht rruga në fjalë nuk është një formë aksesi e përdorshme, për shkak të mungesave pjesore të saj përgjatë të gjithë aksit dhe për shkak të gjendjes jo të mirë të pjesës tjetër” thuhet në dokument.

Segmenti i projektuar ka një gjatësi prej 1.6 km. Gjurma e rrugës kalon paralele me rrugën e plazhit, Borsh.

Fshati Borsh mbetet një nga të fundit në listën e investimeve ku të paktën rruga e plazhit ende nuk ka parë investime ndryshe nga sa ka ndodhur me fshatrat e tjerë në Jug të vendit.

Kontrata fillestare që përfshin disa lote dhe që po zbatohet nga FSHZH duket se parashikon ndër të tjera edhe investime në shëtitore, lulishte dhe parqe.

Rritja e interesit turistik për Shqipërinë ka kthyer tashmë vëmendjen e investimeve në fshatrat me potencial turizmin që po zbatohen përmes disa programeve paralele./ Monitor

Poll