EKONOMI & MJEDIS /

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2025, dhjetëra mln euro shtesë për sigurinë digjitale dhe bujqësinë

Më 3 qershor të këtij viti u bë rishikimi i buxhetit me 10 mln dollarë shtesë për start up-in që do të zhvillojë përdorimin e Inteligjencës Artificiale

Shkruar nga Versus

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2025, dhjetëra mln

Buxheti i Shtetit për vitin 2025 është rishikuar për herë të dytë për disa shtesa të domosdoshme.

Kështu me vendim të qeverisë, janë shtuar 56 milionë euro fonde për sigurinë digjitale e cila sipas raportit të Parlamentit Europian mbetet ende shumë e brishtë.

Gjithashtu 30 milionë euro shtesë do të jenë garanci sovrane për bujqësinë.

Rreth 10 ditë më herët në rishikimin që iu bë buxhetit, u caktuan 1 miliardë për startupin e Mira Muratit “Thinking Machine Lab” me qëllim për avancimin në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale në Shqipëri. Versus.al

Poll