Banorët e rajonit të Valencias (në juglindje të Spanjës), të shkatërruar në fillim të javës nga përmbytjet vdekjeprurëse, ju është bërë thirrje që të rrinë në shtëpi të dielën për shkak të rrezikut të reshjeve të mëtejshme intensive në mbrëmje.
Las tormentas siguen avanzando hacia el norte, y ya prácticamente no llueve en el sur de la provincia. Todo ello son buenas noticias porque aunque los chubascos son intensos, están siendo de corta duración. pic.twitter.com/8VP2bEDiH9
— AEMET_C. Valenciana (@AEMET_CValencia) November 3, 2024
Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë (Aemet) ka shpallur një “alarm të kuq” të ri për bregdetin jugor të Valencias nga ora 18:00 deri në orën 23:00, me reshje të mundshme prej 90 litra/m2, ose 9 cm, në një orë, duke u rritur mundësia e stuhive “me intensitet të lartë”.
⚠️AVISO ROJO | Litoral sur de Valencia.
— AEMET (@AEMET_Esp) November 3, 2024
En esta zona se pueden producir en las próximas horas tormentas de gran intensidad: más de 90 l/m² en una hora. En principio, no serán chubascos de una gran persistencia.
Peligro extremo. ¡Mucha precaución! pic.twitter.com/OalHxQCxcZ
Ndërsa pikat e para të shiut binin në jug të qytetit dhe qielli bëhej gjithnjë e më kërcënues, policia paralajmëroi banorët me megafon për këtë alarm të ri dhe rrezikun e shiut të madh dhe u kërkoi atyre të ktheheshin në shtëpi, vuri në dukje një gazetar i AFP.