EKONOMI & MJEDIS /

“Situatë jashtëzakonisht e rrezikshme” 300.000 evakuime për shkak të afrimit të tajfunit Kajiki

Stuhia pritet të godasë tokën të hënën në bregun lindor të Vietnamit

Shkruar nga Versus

“Situatë jashtëzakonisht e rrezikshme” 300.000 evakuime

Tajfuni Kajiki po kalon ngadalë përgjatë bregut jugor të Kinës, me erëra të qëndrueshme që arrijnë deri në rreth 170 kilometra në orë, sipas Qendrës së Përbashkët të Alarmit për Tifonet, dhe pritet të forcohet më tej.

Autoritetet e Vietnamit kanë planifikuar që të dielën të evakuojnë mbi 300,000 banorë dhe kanë anuluar më shumë se një duzinë fluturimesh të brendshme, përpara mbërritjes së pritur të tifonit Kajiki. Më shumë se 325,500 banorë nga pesë provinca bregdetare do të zhvendosen në shkolla dhe ndërtesa publike të përshtatura si qendra evakuimi të përkohshme, njoftuan autoritetet. Kompanitë ajrore kombëtare Vietnam Airlines dhe Vietjet njoftuan anulimin e fluturimeve.

Stuhia pritet të godasë tokën të hënën në bregun lindor të Vietnamit. “Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe nuk është e sigurt për asnjë mjet apo strukturë, përfshirë anijet turistike ose ato të peshkimit, si dhe instalacionet e akuakulturës,” deklaroi shërbimi përgjegjës për menaxhimin e fatkeqësive, që vepron nën Ministrinë e Bujqësisë dhe Mjedisit.

Poll