AKTUALITET /

Urdhri i policisë 'injorohet' nga kompania Bin Bin e skuterave elektrikë, monopatinat kudo nëpër Tiranë

Mesa duket vendimi për ndalimin e përdorimit të monopatinave, ende nuk po gjen zbatim.

Shkruar nga Versus
Urdhri i policisë 'injorohet' nga kompania Bin Bin e skuterave
Monopatinë në Tiranë

Pavarësisht se që prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi urdhri i ministrisë së Brendshme për ndalimin e përdorimit të monopatinave nëpër rrugët e vendit, sërish në qendër të Tiranës shihen kudo skutera elektrikë të kompanisë ‘Bin Bin’.

Kjo e fundit njihet në Tiranë për faktin se jep skutera elektrikë me qira për përdorim të përditshëm duke mos patur as ndonjë kriter të rreptë për moshën.

Urdhri i policisë 'injorohet' nga kompania Bin Bin e skuterave

Duke lënë mënjanë indiferencën ndaj kërkesës së Versus.al për informacion muaj më parë pas regjistrimit të disa aksidenteve me skuter, kompania vijon të injorojë edhe urdhrat e policisë për ndalimin e monopatinave.

Sot pati edhe raste kur qytetarët u përplasën me efektivët për ndalimin e monopatinave, duke bërë që shumë prej tyre të arsyetoheshin se nuk e kishin dëgjuar në lajme vendimin dhe se nuk kishin patur kohë për të marrë masa të tjera transporti për në punë. Versus.al

Poll