AKTUALITET /

Policia has kundërshti për ndalimin e monopatinave, qytetari: Po më pengoni të iki në punë

Shkruar nga Versus

Policia has kundërshti për ndalimin e monopatinave, qytetari: Po

Duke nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, policia ka zbatuar urdhrin e nxjerrë nga ministria e Brendshme për ndalimin e skuterave elektrike që njihen ndryshe si “Monopatina”.

Përveçse të miturve që i përdorin, policia ka hasur në kundërshti edhe nga persona të rritur të cilët e përdornin monopatinën për punë. Ata pretendojnë se nuk kanë patur dijeni për urdhrin e nxjerrë mbi ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve

Madje njëri prej qytetarëve iu ankua policit se po e pengonte të shkonte në punë me monopatinë.

“Ti po bën punën tënde, mua më ke ndaluar të bëj punën time. Unë duhet të iki në punë, juve më ndaloni. Ti punën tënde e bën rehat”- tha qytetari mes të tjerash.

Urdhri i nxjerrë nga ministrja Albana Koçiu përmbante ndalimin e përdorimit të monopatinave deri në nxjerrjen e një plani masash sesi ato mund të përdoren pa vënë në rrezik jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Versus.al

Poll