
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njoftoi sot se mbështetja për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 arrin 6.4 miliardë lekë, pas disbursimit të 2 miliardë lekëve shtesë me aktin normativ të fundvitit, duke shënuar një rritje 20,8% krahasuar me vitin e kaluar.
Salla theksoi se fondi i shtuar synon uljen e kostove të prodhimit, garantimin e vazhdimësisë së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale “Made in Albania”, duke konsideruar Skemën Kombëtare si një instrument kyç për forcimin e prodhimit vendas dhe ekonomisë rurale.
Deri tani, rreth 65 mijë fermerë kanë përfituar nga skema, nga të cilët 49 800 janë mbështetur me naftë në masën 100%. Ministri Salla nënvizoi se akti normativ siguron pagesën e plotë për çdo fermer të kualifikuar brenda vitit buxhetor, duke garantuar transparencë, korrektësi dhe efikasitet në zbatimin e skemës. / VERSUS
Bllokohen gati 6 ton ushqime, AKU në Tiranë gjobit subjektin
Vendimi i qeverisë: E premtja, pushim për administratën!
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

