EKONOMI & MJEDIS /

Ulen çmimet e karburanteve brenda 24 orëve

Bordi i Transparencës rishikon tarifat: nafta zbret me 8 lekë/litër, benzina pëson ulje të lehtë

Shkruar nga Versus

Ulen çmimet e karburanteve brenda 24 orëve

Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër ndryshim të menjëhershëm të çmimeve të karburanteve, duke reflektuar një ulje të ndjeshme, veçanërisht për gazoilin. Vendimi i ri hyn në fuqi sot, më 11 prill 2026, nga ora 16:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme.

Sipas vendimit më të fundit, çmimi i naftës (gazoil) për konsumatorët ka zbritur ndjeshëm, ndërsa benzina ka pësuar një ulje më të lehtë. Ndryshimi vjen vetëm një ditë pas vendimit të mëparshëm të datës 10 prill, duke treguar luhatje të shpejta në tregun e karburanteve.

Ulen çmimet e karburanteve brenda 24 orëve

Autoritetet kanë theksuar se të gjithë operatorët, si në shitjen me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë, janë të detyruar të zbatojnë këto çmime. Në të kundërt, paralajmërohet pezullim i aktivitetit për çdo shkelje të konstatuar.

Ndërkohë, institucionet përgjegjëse – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë – vijojnë të monitorojnë tregun me synim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme.

Çfarë ndodh me akcizën?
Sipas Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës ulet në 80% vetëm nëse çmimet kalojnë:

220 lekë/litër për naftën
200 lekë/litër për benzinën
Aktualisht, çmimet janë nën këtë prag, çka do të thotë se akciza vijon të aplikohet në nivelin e plotë 100%, sqaron Minsitria e Ekonomisë.

Poll