EKONOMI & MJEDIS /

Ultimatumi i radhës i Ramës-Tregtimi i bulmetit pa faturë, nis nesër aksioni i Tatimeve

Mungesa e dokumentacionit do te sjelle sekuestrimin e produkteve. Aksioni u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit të së premtes me kryebashkiakët.

Shkruar nga Versus

Ultimatumi i radhës i Ramës-Tregtimi i bulmetit pa faturë, nis

Duke nisur nga dita e hënë nuk do të lejohet tregtimi i bulmetit pa faturë tatimore. Punonjës të administratës së Tatimeve do të nisin aksionin për të verifikuar dokumentacionin që shoqëron këto produkte të bulmetit që hidhen në treg për tu shitur tek konsumatori.

Mungesa e dokumentacionit do te sjelle sekuestrimin e produkteve. Aksioni u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit të së premtes me kryebashkiakët.

Nisma e qeverisë për të larguar nga tregu shitjen e prodhimeve bulmetore pa faturë tatimore, është një ndër elementët e politikave të sigurisë ushqimore, pjesë e kapitullit të 12-të negociues me BE për anëtarësim.

Kapitulli ne vetvete përfshin rregulla të hollësishme në fushën e sigurisë së ushqimit, vendosjen e rregullave për mbrojtjen e konsumatorit, higjenën dhe paraqitjen e produkteve ushqimore, kontrollet dhe mekanizmat për garantimin e sigurisë së ushqimit, kur ato hidhen në treg.

Tags:

aksion fature

Poll