EKONOMI & MJEDIS /

Zbulohet depozitimi më i madh i elementeve të rralla të tokës në Europë: Pse është i rëndësishëm për mjedisin

Tokat e rralla të pranishme në Norvegji janë lëndë të para kritike me rëndësi themelore për prodhimin e pajisjeve elektronike dhe magnetike dhe ato të impianteve të tranzicionit të energjisë dhe për këtë arsye janë strategjike për tranzicionin ekologjik.

Shkruar nga B.SH

Zbulohet depozitimi më i madh i elementeve të rralla të

Në Norvegji, në një vullkan të lashtë në kompleksin Fen, është zbuluar depozita më e madhe e elementeve të rralla të tokës në Evropë. Në këtë komples janë gjendur 8.8 milionë ton okside të tokës së rrallë, lëndë të para kritike për tranzicionin e energjisë.

Deri më tani depozitimi më i madh i tokës së rrallë në Evropë konsiderohej të ishtë Kiruna, Suedi, por tani kompania norvegjeze e minierave Rare Earths Norëay ka njoftuar se depoztita e zbuluar tre vite më parë në kompleksin Fen, në Norvegji afër Oslos,  e ka minuar këtë rekord.

Në një vullkan të lashtë të zhdukur janë gjendur 8.8 milionë tonë okside të rralla të tokës, një sasi katër herë më e lartë se ajo e pranishme në Kiruna.

Tokat e rralla të pranishme në Norvegji janë lëndë të para kritike me rëndësi themelore për prodhimin e pajisjeve elektronike dhe magnetike dhe ato të impianteve të tranzicionit të energjisë dhe për këtë arsye janë strategjike për tranzicionin ekologjik.

Nxjerrja e tyre mund të fillojë në vitin 2030 dhe të plotësojë 10% të kërkesës së BE-së për toka të rralla .

Aktualisht në këtë zonë të kompleksit Fen, shpimi ka arritur një thellësi prej 1000 m dhe Rare Earths Norway po kryen shpime të mëtejshme bërthamore për të ekzaminuar më thellë depozitimin dhe për të vlerësuar fizibilitetin ekonomik të minierave.

Bazuar në vlerësimet e sotme, depozita do të strehojë deri në 8.8 milionë tonë okside të rralla të tokës.

Edhe pse aktualisht nuk dihet se sa material do të jetë i mundur të nxirret, fakti që është depozitimi më i madh i tokës së rrallë në Evropë është i sigurt.

Një aspekt ekonomikisht interesant është se struktura e karbonatit ferro-dolomitik të kompleksit Fen lehtëson ndarjen e mineraleve nga njëri-tjetri.

Nëse projekti shkon përpara, depozita e kompleksit Fen mund të plotësojë 10% të kërkesës së BE-së për toka të rralla.

Ky do të ishte një hap kyç për të reduktuar varësinë e BE-së nga Kina, e cila është prodhuesi më i madh i tokës së rrallë në botë.

Zbulohet depozitimi më i madh i elementeve të rralla të
karbonati, element i rrallë i tokës
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: