Një turist spanjoll vdiq pasi u godit nga një elefant në Afrikën e Jugut. Viktima, një 43-vjeçar, ishte në makinë me gruan e tij në parkun kombëtar Pilanesberg kur vuri re tre elefantë të rritur dhe disa këlyshë shumë afër makinës së tij. Burri doli dhe iu afrua kafshëve për të bërë disa foto. Skena ndoshta e ka shqetësuar “matriarken” dhe për të mbrojtur të vegjlit, ajo është drejtuar drejt burrit dhe e ka sulmuar.
Sipas ekspertëve kjo është një sjellje normale nga ana e kafshës. Ata nënvizojnë se elefantët zakonisht mbrojnë këlyshët e tyre. Por, shumë turistë nuk e kuptojnë rrezikun që ju kanoset prej këtyre kafshëve.
Sulmi i fundit i elefantëve në Afrikën e Jugut daton në vitin 2021. Një gjuetar u vra nga kafshët në parkun kombëtar Kruger. Por sulmet nga kafshët e egra janë të zakonshme në të gjithë shtetin. Vetëm vitin e kaluar në Zimbabve fqinje 50 persona u vranë dhe 85 u plagosën.







