MAGAZINË /

Procedurë speciale për shitjen e biletave, ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF del me njoftim të rëndësishëm

Federata Shqiptare e Futbollit thotë se aplikimi për blerjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi do të bëhet përmes plotësimit të një formulari dhe më pas fituesit do të përzgjidhen automatikisht. Kjo sipas FSHF-së bëhet për arsye të kërkesës së lartë që ka për bileta. Formulari që do të duhet të plotësohet do të publikohet në 15 maj.

Shkruar nga Versus

Procedurë speciale për shitjen e biletave, ndeshja

Federata Shqiptare e Futbollit thotë se aplikimi për blerjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi do të bëhet përmes plotësimit të një formulari dhe më pas fituesit do të përzgjidhen automatikisht.

Kjo sipas FSHF-së bëhet për arsye të kërkesës së lartë që ka për bileta. Formulari që do të duhet të plotësohet do të publikohet në 15 maj.

Njoftimi i FSHF:

Biletat për Shqipëri – Serbi; Informacion i rëndësishëm!

Për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme për ndeshjen e 7 qershorit, FSHF do të aplikojë një procedurë speciale për shitjen e biletave:

Aplikimi: Formulari për regjistrim publikohet deri më 15 maj 2025

Maksimumi 4 bileta për person

Përzgjedhja automatike e aplikantëve

Njoftimi i fituesve më 30 maj 2025

Pagesa online nga 30 maj - 2 qershor

Bileta elektronike në email

Çdo biletë mund të transferohet vetëm një herë

Siguro vendin tënd dhe jepi zemër Kombëtares!/Versus.al

Poll