Dasma e Genar Topallit, djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, me prezantuesen Cindy Marina u bë virale për shkak të ceremonisë madhështore të zhvilluar në Romë ku pati një atmosferë përrallore që tërhiqte vëmendjen për shkak të luksit dhe emrave të njohur që ishin të ftuar.
Ndërkohë, mes atyre që reaguan për këtë ceremoni ishte edhe moderatorja sportive Eva Murati e cila dikur ka patur një marrëdhënie me Genar Topallin. Videoja e saj u bë viral në TikTok duke u komentuar gjerësisht. Ndërsa njëri prej komenteve i shkruante se ajo ishte thjesht xhelore, Murati iu përgjigj ashpër duke aluduar se shpenzimet e bëra në ceremoni janë nga taksat e vjedhura të shqiptarëve:
“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”
Reagimi i saj ndezi diskutime të tjera në rrjet, duke rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien e dikurshme me Genar Topallin. Versus.al







