
Në prag të finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, banorët kanë nisur të flasin për planet e tyre jashtë shtëpisë.
Mateo Borri dhe finalistja e parë, Selin Bollati, kanë ndarë me njëri-tjetrin se çfarë do të bëjnë pas përfundimit të eksperiencës.
Teksa Mateo e pyeti se cili do të jetë hapi i saj i parë, Selin u shpreh se, nëse nuk do të ketë angazhime me intervista, planifikon që javën e parë ta kalojë në Kosovë.
Nga ana tjetër, Mateo tregoi se fillimisht do të takojë familjen dhe më pas do të qëndrojë me personin e zemrës që njohu brenda formatit, Brikena Selmanin.
Ndërkohë, finalja e madhe e këtij edicioni pritet të zhvillohet më 18 prill, ku do të shpallet edhe fituesi i këtij sezoni.
View this post on Instagram

