
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në lagjen “8 shkurti” të qytetit të Fierit. Policia bën me dije se një person është gjetur i pajetë, ndërsa dyshohet se kishte shkuar për të vjedhur në një banesë.
Banesa është në pronësi të një personi i cili jeton në Greqi, ndërsa ka qenë fqinji i tij ai i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen.
Dyshohet se personi që u gjet i pajetë kishte shkuar për të vjedhur, por mbeti i bllokuar në dritare. Trupi i tij është dërguar për autopsi në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes dhe të zbardhen rrethanat e ngjarjes. Versus.al

